Flash News

KRYESORE

Përdorimi i detergjentëve të pastrimit, dëmton mushkëritë po aq sa duhanpirja

Përdorimi i detergjentëve të pastrimit, dëmton

Përdorimi i detergjentëve apo produkteve të tjera të pastrimit mund të dëmtojnë mushkëritë, po aq sa duhanpirja.

Të qenët në kontakt të vazhdueshëm me këto kimikate toksike vendos në rrezik shëndetin, duke prekur aparatin e frymëshkëmbimit .

Sipas një studimi të publikuar në ‘American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine’ gratë që punojnë në fushën e pastrimit kanë treguar një performancë më të dobët të mushkërive krahasuar me gratë e tjera që e kanë të kufizuar përdorimin e detergjentëve.

Studimi ka dalë në përfundimin se masa maksimale e frymëmarrjes ka rënë më shpejt te gratë që pastronin shtëpitë , por më të rrezikuara ishin gratë të cilat pastrimin e kishin profesion.

Autorët kanë zbuluar një rënie të funksionit të mushkërive, si ajo e shkaktuar nga një duhanpirje e vazhdueshme dhe kanë hedhur hipotezën se një rënie e tillë ndodh për shkak të irritimit të provokuar nga shumë prej këtyre produkteve mbi mukozat që veshin rrugët e ajrit.

 

Të fundit