Përdorimi i tepërt i Paracetamolit mund t’ju dëmtojë mëlçinë

Helmimet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i paracetamolit mund ta dëmtojnë mëlçinë dhe mund të jenë të vështira për t’u trajtuar, po aq sa disa sëmundje serioze.

Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve.

Studimi u publikua në revistën ‘Scientific Reports’, dhe testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.