Flash News

KRYESORE

Përdorte garazhet si laboratorë droge, arrestohet shqiptari në Itali

Përdorte garazhet si laboratorë droge, arrestohet shqiptari në

Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Montecosaro, pasi iu zbulua rreth 15 kg drogë.

Gjatë kontrolleve kundër drogës, shqiptarit me iniciale A.B, i cili ngiste një automjet tip ‘Lancia Y10’, iu gjet në brendësi të xhaketës një sasi prej 6 gr marijuanë.

Më pas policia italiane filloi kërkimin në banesën e tij ku gjeti sasi të tjera droge dhe çelësat e dy garazheve të një godine ku jetonte 28-vjeçari kohët e fundit.

Më pas u zbulua, se ato ishin përdorur si laboratorë për ruajtjen dhe paketimin e dozave të marijuanës dhe kokainës.

Në garazhin e parë u gjet një qese që përmban 9 pako marijuanë me peshë totale  9.07 kg dhe 6 pako kokainë me peshë 4.6 kg.

Në garazhin tjetër u gjet 1 kg marijuanë, 400 gram kokainë, 4 kg substanca që shërbejnë si përzierës, dy peshore elektronike, një tharëse dhe një  kromatograf.

Ndërkohë 28-vjeçari  ndodhet në burgun ‘Montacuto’ në Ancona të Italisë.

Të fundit