Flash News

KRYESORE

“Përdorues droge si të gjithë”, Ylli Baka reagon pas përmendjes së emrit në dosjen Habilaj

“Përdorues droge si të gjithë”, Ylli Baka reagon pas

Skandali i përgjimeve që shpërtheu ditën e djeshme në Shqipëri, ku u përfshi dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka trazuar edhe botën e artit. Nga dosja e policisë italiane, në bisedat e tyre, vëllezërit Habilaj kanë përmendur edhe këngëtarin Ylli Baka duke e cilësuar “përdorues droge si të gjithë”. I indinjuar nga kjo situatë, këngëtari e ka përjashtuar veten nga e gjithë kjo, duke sqaruar se raporti i tij me eksponentët e organizatës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, është thjesht ai i një artisti me fansat e tij.

Në një prononcim për “revistawho.com”, këngëtari njohur Ylli Baka ka thënë se nuk e kupton pse është bërë pjesë e kësaj historie. “Miq dhe dashamirës kam kudo, kam kënduar në sebepet e tyre, jemi takuar në vende të shenjta. Çdonjeri e di vetë me çfarë merret. Unë jam këngëtar dhe detyra ime është t’i këndoj popullit tim”, – ka thënë Baka.

A i ktheu Blushi Tahirit ‘borxhin’ e mbështetjes kur e larguan nga PS?

Të fundit