Flash News

KRYESORE

Përdoruesit e Instagram tashmë mund të fshehin hashtag-et

Instagram po teston një veçori që mund t’ju lejojë të fshihni hashtaget nga postimet tuaja. Kështu, ju mund të shtoni numrin e ndjekësve pa qenë e nevojshme që hashtaget të jenë të dukshme.

Jane Manchun Wong ka postuar në Twitter një screenshot të funksionit të ri, i cili ju lejon të shtoni një numër të pakufizuar hashtagesh, pa i shfaqur në postimin përfundimtar.

Fshehja e hashtageve mund të jetë një tipar i mirëpritur për influencuesit ose njerëzit që kërkojnë të rritin numrin e tyre të ndjekësve pa e bërë të dukshme. Por për shkak se veçoria është ende vetëm një test, është e mundur që ajo të mos zbatohet përgjithmonë.

Të fundit