Perez: Pas rinovimit të stadiumit, do të jemi klubi i shekullit XXl

Reali i Madridit prej kohësh ka deklaruar se planet e tij për rinovimin e stadiumit “Bernabeu” do ta ndihmojnë të bëhet “klubi më i mirë i shekullit të XXI-të”.

Pasi ka siguruar edhe lejen e rinovimit, Reali pret që përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 milionë dollarë shtesë çdo sezon.

Sipas presidentit të klubit të La Ligës, Florentino Perez, stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë.

“Projekti do të sjellë një stadium të ri, një trashëgimi, e do të jetë gjithashtu burim krenarie për të gjithë pjesëtarët e klubit dhe tifozët tanë”, tha Perez.

Reali i Madridit është kluni i dytë më i pasur në Europë, pas Manchester United.