Flash News

KRYESORE

Perez pranon vështirësitë, mesazh me kode Zidane

Perez pranon vështirësitë, mesazh me kode Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur në lidhje me situatën aktuale që po kalon klubi i tij. Ai po merret me projektin më madhor të ndërtimit të stadiumit dhe ka nisur transformimi i ekipit.

"Ne jemi në një proces transformimi që po do e çojë Madridin drejt një erë të re. Kemi afruar talente në skuadër.

"Ne jemi Real Madridi dhe e kemi për detyrë që të besojmë në gjërat e pamundura. Duam që Santiago Bernabeu të jetë stadiumi më i mirë në botë dhe të mbushë me krenari futbollistët tanë", - tha numri një i klubit.

Reali është në proces ndërtimi të stadiumit të ri dhe për Perezin është një prej investimeve më të mëdha të klubit. Rikthimi i Zidane në krye të klubit nuk ka ndryshuar shumë situatën, pasi ekipi ka oshilacione, por për fatin e tyre të mirë dhe Barcelona ka patur probleme këtë fillim sezoni.

Të fundit