Flash News

KRYESORE

Përfaqësimi i grave në Parlamet, studimi i ISP: Shqiptarët shkojnë kundër 'rrymës'

Tema e përfaqësimit gjinor vijon të jetë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe prioritet në punën për reformën e re zgjedhore. Në një anketim të kryer nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me objekt performancën e Kuvendit aktual dhe deputetëve, përfshirë ata të shumicës, opozitës së re dhe asaj jashtëparlamentare, gjetjet e sondazhit shkojnë komplet kundër ‘rrymës’.

Të pyetur nëse janë dakord me vlerësimin se “deputetet gra bëjnë dallim në cilësi përfaqësimi me pjesën tjetër të parlamentit”, qytetarët shqiptarë kanë dhanë mendime që shkojnë në të kundërt me atë çka promovohet dhe i jepet prioritet gjatë debateve publike por edhe atyre politike në Shqipëri, përsa i përket çështjes së përfaqësimit dhe barazisë gjinore.

Konkretisht, një e treta e qytetarëve nuk kishte një pikëpamje të qartë pozitive ose negative, por në dy kategoritë e tjera, dukshëm anon përgjigjia negative mbi këtë vlerësim.

Rreth 43% e qytetarëve janë pjesërisht ose plotësisht kundër vlerësimit se gratë deputete kanë cilësi më të lartë përfaqësimi sesa gjinia tjetër, ndërkohë që në favor të kësaj teze janë shprehur vetëm 20-21% e qytetarëve. Në anketim janë përfshirë 57% meshkuj dhe 43% gra e vajza, ndaj rezulton se vlerësimi për cilësinë e përfaqësimit mbi baza gjinore nuk përputhet me përqindjet mbi baza gjinore të qytetarëve të përfshirë në anketim.

Po ashtu një perceptim kritik, qytetarët kanë edhe për  përfaqësinë akademike akademike dhe rinore. 26% e qytetarëve besojnë se prurjet akademike kanë pasur impakt pozitiv në parlament, kundrejt 32% që mendojnë ndryshe. Dy të tretat e qytetarëve mendojnë se deputetët e rinj (në moshë) nuk kanë sjellë risi në politike, por në tërësi imitojnë liderit e tyre politikë.

Të fundit