Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përfaqësuesi i ONM-së sulmon SPAK për cilësinë e hetimeve dhe pezullimin e Luan Dacit; i përgjigjet Kraja
Në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs akuzoi Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj Kryeziut dhe dy kolegëve të tij gjyqtarë, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota.
Jacobs, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe replikat të ashpra me subjektet, e bëri të qartë që “nuk i kishte pëlqyer” vendimi i SPAK ndërsa tha se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.
Jacobs po ashtu e akuzoi në tërësi SPAK dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë edhe për vendimmarrjen në çështjen ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duke thënë se prokurorë dhe gjykatës “që nuk duhej të ishin aty”, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale.
Daci u pezullua nga detyra prej Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit me kërkesë të SPAK për akuzën e falsifikimit. Apeli i Gjykatës së Posaçme e rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa tha se në çështje nuk kishte vepër penale.
I pyetur nga BIRN për këto komente drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i kritikoi qëndrimet e Jacobs dhe mbrojti institucionin që drejton.
“Prokurorët e SPAK janë të gjithë prokurorë që kanë kaluar vetingun me formë të prerë, përfshi kontrollin nga KLP dhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM,” tha Kraja.
“ONM nëse ka pasur më të voglin dyshim për ta duhej ta kishte thënë atëherë. Nëse nuk e ka thënë ka bërë shumë gabim. Por unë nuk e besoj këtë, unë besoj që të gjithë prokurorët e SPAK janë të pastër”, shtoi ai.
Kraja tha se prokurorët ishin të pavarur në vendimet e tyre dhe se i vetmi kontrollues ishte gjykata, ndërsa kritikoi komentet e Jacobs.
“Në lidhje me çështjen ndaj Dacit, Jacobs është prokuror vetë dhe e di shumë mirë që nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e gjykatës sepse është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, tha Kraja.
Ndërkohë prokurori që hetoi rastin e gjyqtarit Kryeziut, Ened Nakuçi tha se “pushimi i çështjes ishte korrekt”. Nakuçi shtoi se vendimi ishte marrë nga gjykata, ndërsa për komentet e Jacobs deklaroi “nuk di çfarë të them”.
Prokurori Klodian Braho, që ndoqi hetimet dhe ngriti akuzën në rastin e Luan Dacit, nuk qe i arritshëm për koment deri në përfundimin e këtij shkrimi.
Nga sa u prezantua në seancë dëgjimore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit akuzat për mitmarrje ndaj Kryeziut dhe anëtarëve të tjerë të trupës ishin bërë nga një prokurore e Shkodrës. Gjyqtari dhe kolegët kishin vendosur pezullimin e dënimit ndaj një të akuzuari për plagosje të rëndë, duke e lënë atë të lirë me kusht.
I akuzuari ishte gjetur fillimisht fajtor dhe dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe përfundimisht me 2.8 vjet pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Çështja ishte apeluar nga prokuroria që kishte kërkuar dënimin me 7 vjet burg. Por Gjykata e Apelit, në një trup gjykues ku Kryeziu ishte anëtar, pasi ka marrë çështjen në shqyrtim vendosi që ta lirojë të akuzuarin me kusht.
Gjyqtari tha në seancë se vendimi ishte i drejtë dhe se ndaj të akuzuarit nuk kishte rrethana rënduese siç pretendonte prokuroria, ndërsa shtoi se ai ishte pajtuar me viktimën dhe se ky i fundit kishte pranuar normalizimin e marrëdhënieve mes palëve në gjykatë. Kryeziu po ashtu ngriti dyshime se akuzat ndaj tij lidheshin me një prokuror të Shkodrës i cili u dërgua nga KPK në shkollën e magjistraturës për mungesë aftësish në punë dhe bashkëshorten e tij.
Jacobs këmbënguli të dinte ndërkohë se si ishte zbutur vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në atë mënyrë. Ai këmbënguli të dinte se si justifikohej vendimi i trupës në të cilën Kryeziu ishte pjesë. “Nuk dua ta di se çfarë ka bërë SPAK”, tha Jacobs disa herë, ndërsa Kryeziu u përgjigj duke iu referuar Kodit Penal dhe faktit që i dënuari përfitonte nga e drejta e lirimit me kusht. Birn
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38