Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesi i ‘opozitës së re’: Nuk mbështes protestat kundër qeverisë

Një prej kandidatëve që ka pranuar të bëhet pjesë e Parlamentit, Ligoraq Karamalo i PBDNJ-së nuk mbështet protestat e opozitës. Në emisionin ‘Top Talk’, Karamelo theksoi se tubimet dëmtojnë të ardhmen europiane të vendit, duke anashkaluar kështu gjendjen ku ndodhet vendi.

“Jam për protesta paqësore, por protesta për hir të tendencave apo kërkesave që shkojnë tej kushteve në të cilat aspiron vendi, unë nuk jam dakord”, thekson Karamelo.

Zëvendësuesi i Ervin Salianjit shton se do të ishte më mirë që opozita të përqendrohet për të fituar zgjedhjet lokale, e nëse do t’i fitonte ato do ishte një pikënisje e mirë për të kërkuar tek qytetarët një opsion tjetër qeverisjeje.

“Personalisht do të rekomandoja se do të ishte shumë më pozitive që nëse opozita do të kishte krijuar një strategji të tillë që të gjithë mllefin opozitar dhe të gjitha pakënaqësitë dhe skandalet e kësaj qeveri do t’i orjentonte drejt zgjedhjeve lokale. E nëse do të arrinte ti fitonte ato, do të ishte një pikënisje shumë e mirë për t’i kërkuar mazhorancës një opsion tjetër qeverisjeje”, përfundoi ai.

Të fundit