Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesi i lartë i BE sot në Tiranë. Vendim për negociatat

Përfaqësuesi i lartë i BE sot në Tiranë. Vendim

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të zhvilloj ditën e sotmë takime në Tiranë, ku në qendër të qendër të diskutimeve të vizitës së tij, do të jetë çështja e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Juncker do të shoqërohet nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, të cilët do të takohen me kryeministrin Edi Rama dhe rreth orën 19:40, Presidenti i Komisionit Europian dhe kryeministri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas në axhendë do të jetë një darkë zyrtare me kryeministrin.

Ndërsa, të hënën në mëngjes, Presidenti Jean- Claude Juncker do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Të fundit