All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përfaqësuesit e FBI-së në zyrën e Çakos

Përfaqësuesit e FBI-së në zyrën e Çakos
All - Paragraf - 1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako është takuar me përfaqësuesit e FBI-së, që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit.

All - Paragraf - 3

Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm Çako falënderoi zyrtarët e FBI-së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale.

Më pas zyrtarët e FBI-së janë takuar me Drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj.

Të fundit