Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesja demokrate zgjidhet presidente e rrjetit rinor të USAID

Përfaqësuesja demokrate zgjidhet presidente e rrjetit rinor të

Përfaqësuesja e PD në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura dje në Washington. European Democracy Youth Network është iniciativa e fundit e USAID e cila synon të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë dhe ne shoqërine civile, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit PD.

Po aty Partia Demokratike "rikonfirmon qëndrimin e palëkundur qe ka për promovimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri dhe jo vetëm".

PD beson se kjo mund të arrihet vetëm duke fuqizuar rininë, ndaj rinia është prioriteti absolut, ashtu siç është për partnerët tanë në USAID.

Hamati u takua gjithashtu me përgjegjësin e USAID për Europën, Brock Bierman, perfundon njoftimi.​

Të fundit