Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri: Çfarë ndikoi në numrin e ulët të viktimave nga koronavirusi në vend

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri: Çfarë

Përfaqësuesja e OBSH-së në Shqipëri Bettina Menne e ftuar në emisionin Real Story në News 24 u shpreh Shqipëria për fat të mirë ka pasur më pak të vdekur nga koronavirusi sesa shumë vende të Europës Perëndimore.

Sipas saj masat e marra kanë qenë efikase për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në mënyrë masive.

“Në Shqipëri fatkeqësisht vetëm 31 persona kanë humbur jetën. Sot ka vetëm 3 persona në kujdes intensive. Kurba është ruajtur mirë. Ka vatra të nxehta si Tirana, Durrësi, Kruja, Shkodra etj që ju i quani zona me rrezik. Fatkeqësisht në Shqipëri humbën jetën disa persona, por për fat të mirë këtu nuk ndodhën kaq shumë vdekje. Masat do kenë qenë të suksesshme, pasi përndryshe do kishit problem të madh me spitalet sidomos. U ndal fluturimi me avionë, u ndalua lëvizja për aq sa e ishte e mundur, u ndalua kontakti fizik që të mos transmetohej virusi nga njeriu tek njeriu, sidomos tek ata persona që kanë sëmundje shoqëruese. U morën masa si ulja pak larg nga njëri tjetri në bare, kudo. Duhet vazhduar me kujdes të madh me masat e higjienës dhe me shmangien e kontakteve që mund të kenë rrezik”, tha Menne.

Të fundit