Flash News

KRYESORE

Përfaqësuesja e U-19 gjen fitoren, mund minimalisht Kazakistanin

Përfaqësuesja e U-19 gjen fitoren, mund minimalisht Kazakistanin

Përfaqësuesja kuqezi e U-19 ka mundur minimalisht me rezultatin 1-0 rivalët nga Kazakistani.

Në "Roza Haxhiu" të besuarit e Erjon Bogdani nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren në testin e parë miqësor.

Goli i vetëm i takimit u shënua në fundin e pjesës së parë, aty ku qendërmbrojtësi Kumbulla, shfrytëzoj saktë një krosim nga këndi dhe shënoi golin.

Miqtë nga Kazakistani e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 92’, por  u anulua nga kryesori për një pozicion të dukshëm jashtë loje.

Ky ishte testi i parë miqësor mes këtyre dy skuadrave, pasi ditën e martë do të luhet një tjetër takim miqësor mes tyre.

Të fundit