All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përfitimet e konsumimit të hurmave të Arabisë

Përfitimet e konsumimit të hurmave të Arabisë
All - Paragraf - 1

Hurmat e Arabisë janë fruta të cilat përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm të cilët ndikojnë në eliminimin dhe zbutjen e disa problemeve shëndetësore, si sulmet e zemrës dhe trurit, nivelin e kolesterolit në gjak dhe problemet me hipertensionin ose shtypjen e lartë të gjakut.

All - Paragraf - 3

Konsumimi i tyre gjithashtu ndikon në forcimin e metabolizmit të trupit, sepse hurmat kanë sasi të mëdha të ushqyese.

Disa nga arsyet përse duhet të konsumojmë këto fruta:

Hurmat janë të pasura me hekur

Ato përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili është veçanërisht i dobishëm për ata njerëz që vuajnë nga anemia, për fëmijët dhe për gratë shtatzëna.

Është e mjaftueshme që të konsumohen 100 gr hurma në ditë e që përmbajnë 0.9 mg hekur dhe që është rreth 11% e sasisë ditore të rekomanduar të hekurit.

Hekuri ka efekt të dobishëm në qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, kryesisht duke mbështetur rrjedhën e oksigjenit nëpërmjet gjakut.

Ato ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore

Nëse dëshironi që të eliminoni peshën e tepërt, ju duhet të konsumoni hurmat në mëngjes, me stomakun e zbrazët.

Pavarësisht që hurmat nuk përmbajën kolesterol, duhet të keni parasysh që ato përmbajnë shumë sheqer andaj mos e teproni me konsumimin e tyre.

Hurmat rregullojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sulmet në zemër

Personat që vuajnë nga hipertensionin, duhet të konsumojnë shumë hurma sepse ato përmbajën kalium dhe nuk kanë natrium. 5-6 hurma përmbajnë 80 mg magnez që është mineral shumë i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

Në qoftë se ju merrni 400 mg kalium në ditë, ju nuk keni arsye për t’u shqetësuar rreth shëndetit tuaj.

Të fundit