Flash News

KRYESORE

Përfitimet shëndetësore që merren nga konsumimi i bukës së misrit

Përfitimet shëndetësore që merren nga konsumimi i bukës

Buka e misrit është një nga ushqimet që i sjell organizmit substanca ushqyese të nevojshme si, proteinat, hidratet e karbonit, yndyrnat dhe mikro-substancat ushqyese si  mineralet dhe vitaminat.

Buka e grurit është ajo që konsumohet më së shumti, por kur vjen puna tek përfitimet shëndetësore, ka një kategori njerëzish që do të ishte mirë të konsumonin sa më shumë bukë misri.

Kjo për disa arsye të thjeshta:

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstant nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për organizmin. Buka e misrit gjithashtu rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni. Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

Të fundit