Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfitimet shëndetësore që merren nga konsumimi i shalqirit në verë
Duke qenë se ndodhemi në një stinë të nxehtë, hidratimi dhe freskia e trupit duhen parë si kujdesi kryesor për trupin dhe shëndetin.
Për këtë arsye është e këshillueshme që të konsumoni frutat e stinës, ku një ndër to është edhe shalqiri.
Ky frut cilësohet si “mbreti” i sezonit falë vlerave të larta ushqyese që përmban, vitaminave, fibrave dhe mineraleve.
Konsumimi i shalqirit e ndihmon organizmin të përballojë një sërë problemesh shëndetësore, duke nisur me parandalimin e problemeve me veshkat, tensionit të lartë të gjakut, parandalimit të kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, goditjes nga nxehtësia, degjenerimit makular dhe impotencës.
Elementë të dobishëm si betakaroteni dhe likopeni janë zakonisht në sasi më të mëdha nëse shalqiri është plotësisht i pjekur.
Po kështu ju këshillohet të mos ngurroni të hani pak nga lëkura e tij, pasi ka mjaft lëndë ushqyese, sidomos fibra.