Flash News

KRYESORE

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga vaji i portokallit

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga vaji i portokallit

Vlerat e vajit esencial të portokallit (Citrus sinensis) janë provuar prej kohësh, ndoshta prej mijëra vitesh. Portokallet janë përdorur kundër kollës dhe të ftohtit, por edhe gjatë ritualeve të ndryshme të pastrimit të organizmit.

Studimet tregojnë se ky vaj esencial është përdorur edhe për të përmirësuar tretjen, zgjidhur problemet e lëkurës, largimin e depresionit, madje ka shërbyer edhe si afrodiziak. Fitokimikati më i pranishëm tek portokalli është d-limonena që gjendet në sasinë e 80-96 përqind. Kjo substancë ka qenë subjekt studimi prej shumë kohësh, sidomos roli i saj kundër kancerit. Portokalli përmban gjithashtu myrcene, alpha-pinene, citronellal, geranial, linalool, dhe neral.

Vlerat shëndetsore të vajit esencial të portokallit:

Forcon imunitetin

Vaji i portokallit i vjen në ndihmë sistemit imunitar falë antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira të cilat e kanosin shëndetin e njeriut në disa nivele. Portokalli ndihmon në përthithjen e vitaminës C dhe ndihmon në shumë procese të detoksifikimit rrjedhimisht duke e bërë sistemin imunitar më të fortë.

Lufton bakteret

Një sërë studimesh provojnë natyrën fuqiplotë kundër baktereve të këtij vaji dhe aftësinë e tij për të luftuar një sërë infeksionesh. Në vitin 1996, shkencëtarët studiuan efektet e dhjetë vajrave esencialë (përfshirë atë të portokallit) dhe vetitë e tyre kundër 22 llojeve të baktereve. Vaji esencial i portokallit ishte efikas kundër të gjithë baktereve në studim.

Ndihmon tretjen

Portokalli ka aftësinë të qetësojë muskujt. Kjo ndihmon qarkullimin, përmirëson tretjen dhe lehtëson simptomat e konstipacionit. Nga ana tjetër, portokalli shërben si diuretic, duke stimuluar sistemin limfatik dhe duke nxjerrë të gjitha toksinat jashtë organizmit. Kombinojeni vajin esencial të portokallit me vajin esencial të mendrës ose mentes dhe një vaj tjetër bartës për të fërkuar dhe qetësuar stomakun.

Pastron lëkurën dhe parandalon plakjen

Duke qenë se vaji i portokallit është një antioksidant dhe antibakterial i jashtëzakonshëm, ai është fantastik edhe për lëkurën. Ai mund të përdoret nga të miturit që kanë probleme me aknet, por edhe të rriturit që kanë lëkurë të thatë. Vaji i portokallit ndihmon në zhdukjen e baktereve, stimulon kolagjenin, zvogëlon rrudhat dhe mbron kundër dëmeve të rrezatimit ultravjollcë. Këshillë: Përziejeni një pikë vaj portokalli me xhel aloe vera dhe vendoseni mbi puçra, njolla dhe rrudha. Shmangni përdorimin e këtij lëngu në zonën e syve.

Ul tensionin e gjakut dhe mbron zemrën

Studimet Japoneze të vitit 1986, nxorrën në pah vlerat e flavonoidëve tek lëkura e portokallit kundër tensionit të gjakut. Studiuesit që bënë kërkimet mbi ndikimin e këtyre përbërësve në laborator, zbuluan që substancat e lartpërmendura që gjenden edhe tek vaji i portokallit ulnin tensionin e gjakut.

 

Të fundit