Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfitoi nga gruaja për të ndryshuar emrin, si u arrestua Arbër Çekaj në vilën dykatëshe
Një shumë i kërkuar ra sot në prangat e policisë. Arbër Çekaj u arrestua nga policia gjermane, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare, i njohur si pronari i kontenierit të bananeve, mes të cilave u gjet e fshehur sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri, 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit.
Por si u arrestua Çekaj në Gjermani, ndërsa ishte i fshehur në një banesë dykatëshe . Sipas ‘ABC Neës’ thonë se ai kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.
Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.
Po sipas të njëjtave burime, dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.