Flash News

KRYESORE

Përfiton 9 mijë euro në muaj, paga e lartë e mesfushorit argjentinas përçan Flamurtarin

Përfiton 9 mijë euro në muaj, paga e lartë e mesfushorit

Flamurtari zyrtarizuar afrimin e mesfushorit argjentinas, Agustin Torasa, i cili ka firmosur një kontratë një vjeçare dhe do përfitojë 9 mijë euro në muaj ose 108 mijë euro në sezon. Megjithatë, dalja në publik e rrogës së 29-vjeçarit ka ngjallur xhelozi brenda grupit të futbollistëve kuqezi aq sa kanë detyruar klubin të mohojë shifrat.

“Lidhur me lajmin e pageses mujore per Agustin Torassen informojme opinionin publik qe nuk eshte aspak i verteta. Ftojme median e shkruar dhe vizive te mos shpifin më me lajme aspak te verteta pasi te tilla shpifje demtojne ekipin e Flamurtari Football Club ne kete faze te merkatos”, shkruhet në njoftimin e Flamurtarit.

‘Kuqezinjtë’ financohen nga biznesmeni Sinan Idrizi, i cili është ndërtuesi i Aeroportit të Vlorës synojnë të fitojnë kampionatin dhe për këtë arsye po tregohen aktiv në merkato.

Të fundit