Flash News

KRYESORE

Përflitej për një krizë në marrëdhënien e tyre, reagon Mozzik pas projektit të ri të Loredanës

Në media të ndryshme, prej disa ditësh po përflitet për një krisje në marrëdhënien bashkëshortore të Loredanës dhe Mozzik-ut. Fakti që nuk po shoqëroheshin më nëpër koncerte dhe mungonin postimet më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, veçsa i përforcuan këto zëra.

Mirëpo sot, Loredana ka publikuar projektin e saj më të ri, bashkëpunimin me Mero. Kënga mban titullin "Kein Plan" që në shqip do të thotë "pa plan".

Edhe pse nuk pritej, Mozzik ka publikuar në Instastory postimin duke mbështetur kështu partneren e tij. Ky postim tregon se gjërat mes tyre janë rregulluar. Sipas burimeve pranë çiftit, problemet nisën për shkak të mospërputhjeve të mendimeve për menaxhimin e karrierës së tyre pas skandalit me çiftin zviceran.

Të fundit