Flash News

KRYESORE

Përflitej se kishte anuluar konkurrimin në "Kënga Magjike", Flori tregon dhe titullin e këngës

Para disa kohësh, u përfol që Flori Mumajesi do të merrte pjesë në "Kënga Magjike" dhe më pas u hodh poshtë lajmi pas publikimit të këngës me Brunon.

Por pas disa muajsh heshtje, Flori ka postuar për herë të parë në profilin e tij në Instagram dhe në foton në Instastory shkruan: "Plas".

"Plas" mund të jetë kënga konkurruese në "Kënga Magjike" pasi Flori do të konkurrojë nesër në festivalin  e këngës.

Ky është 20-vjetori i "Këngës Magjike" dhe Flori e  konsideron të rëndësishëm pjesëmarrjen në këtë vit jubilar.

Të fundit