Flash News

KRYESORE

Përflitet se është ndarë me të dashurin, reagon Gerta Shino

Përflitet se është ndarë me të dashurin, reagon Gerta
Ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino ka qenë në qendër të mediave dhe vëmendjes së publikut për shkak të lidhjes së saj me djalin shqiptar që jeton në Norvegji, Florentinin. Florentini nuk është i panjohur për fansat e Gertës pasi ajo bashkë me të kanë krijuar një kanal në Youtube. Postimet e tyre ishin të shumta dhe kishin goxha klikime. Mirëpo, që në verë Gerta ndodhet në Shqipëri dhe kjo shtoi më shumë kureshtjen e njerëzve nëse ishin ndarë ata dy. Lajmi se ajo dhe Seldi Qalliu janë lidhur bashkë i përforcoi akoma më shumë këto thashetheme. Por për "xing.al" ajo ka thënë se janë miq shumë të mirë dhe se nuk është ndarë nga Florentini. Për të "mbyllur gojën" atyre që folën për ndarjen e tyre, sot Gerta ka postuar një foto me Florentinin dhe e ka shoqëruar me një emoji zemër. Pra, ata vazhdojnë akoma të jenë të lidhur.
 
View this post on Instagram
 

❤️

A post shared by Gerta 🦋 (@gertashino) on

Të fundit