Flash News

KRYESORE

Përflitet si kandidate e PD-së përballë Veliajt për Bashkinë Tiranë; flet Jorida Tabaku

Përflitet si kandidate e PD-së përballë Veliajt për

Deputetja Demokrate Jorida Tabaku është përfolur si një kandidate e mundshme për Bashkinë Tiranë, përballë Erion Veliajt.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” deputetja demokrate, Tabaku u shpreh se PD do të ofrojë kandidaturën më të mirë për këto zgjedhje, kandidaturë e cila do të përzgjidhet nga një proces i mirë-strukturuar në PD.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin  për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë. Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana”, tha ndër të tjera Tabaku.

Të fundit