Flash News

KRYESORE

Përflitet si kandidate për bashkinë, zv/ministrja inspektime në Durrës

Përflitet si kandidate për bashkinë, zv/ministrja inspektime

Në një kohë kur rikandidimi i Vangjush Dakos për një mandat të katërt në Durrës po bëhet gjithnjë e më i vështirë, është zëvendës-ministrja e Brendshme, Rovena Voda, që po tërheq më shumë vëmendje mediatike.

Voda po përflitet si kandidatja më e mundshme e Partisë Socialiste në Durrës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ajo ka qenë sot në qytetin bregdetar për të kryer inspektime në port, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, njofton Ministria e Brendshme. Gjithsesi, mediat lokale e kanë konsideruar praninë e Vodës në Durrës si shenjë se fushata elektorale ka filluar.

Përveç inspektimit në port, zv/ministrja ishte sot e pranishme edhe në pikën kufitare të Morinës, në Kukës.

Të fundit