Flash News

KRYESORE

Përflitet te Partizani, Shehi tregon të ardhmen e tij

Përflitet te Partizani, Shehi tregon të ardhmen e tij

Partizani është pa trajner që pas largimit të Franco Lerdës. Ekipi kampion i ka besuar përkohësisht stolin Renaldo Kalarit, me ish-mbrojtësin që ka marrë një humbje dhe një fitore në krye të stolit.

Emri që përflitetmë shumë për të marrë drejtimin e ekipit është Orges Shehi. Ish-tekniku i Skënderbeut vjen në rolin e ishit, pasi ka luajtur me "Demat e kuq" kur ishte lojtar.

Shehi ka hedhur poshtë gjithçka dhe nuk e pranon se ka arritur marrëveshje me Partizanin. "Nuk ka asgjë, nuk ka asgjë zyrtare. Jap opinionet e mia në studio dhe nuk jam askund".

Të fundit