Flash News

KRYESORE

Përforcohet Kosova: Ftesë për ish-mbrojtësin e Shqipërisë dhe atë të Zvicrës

Përforcohet Kosova: Ftesë për ish-mbrojtësin e

Në kuadër të kualifikueseve të ‘Euro 2020’, Kosova planifikon të përforcojë skuadrën me elementë të rinj. Në fokus të skuadrës së Bernard Challanges është ish-mbrojtësi i Shqipërisë, Loret Sadiku dhe ai i Zvicrës, Florent Hadërgjonaj.

I pari, Sadiku aktivizohet në Turqi me ekipin e Kasimpasa ndërsa ishte pjesë e kuqezinjve në vitin 2012, kur skuadra drejtohet nga De Biazi. 27-vjeçari po pret lejen e ‘FIFA’-s; për këtë arsye ka paditur edhe FSHF-në, që refuzon ta lejojë të ik në këtë menyre.

I dyti, Hadërgjonaj aktivizohet në Premier Ligë me Huddersfield Town. 24-vjeçar, i lindur dhe i rritur në Zvicër vendosi të braktisë shtetin helmet, pasi nuk iu premtua një vend në formacionin bazë.

Dy futbollistët pritet të jenë gati për ndeshjen e muajit qershor kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Të fundit