Flash News

KRYESORE

Performanca në finalen e Botërorit, Era Istrefi rezervon një surprizë për shqiptarët

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila është pjesë e himnit zyrtar të Kupës së Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojë në finalen e Kupës së Botës, që do të luhet me 15 korrik në orën 17:00 në Luzhniki Stadium në Moskë.

E pranishme në ambientet e presidencës, ku ndoqi ndeshjen Zvicër – Kosta Rika, ajo u shpreh se e ka rezervuar një surprizë për të gjithë shqiptarët. “Do ta gjej një mënyrë për t'iu bërë krenar”, paralajmëroi shkurt këngëtarja.

Era la të kuptohej që mund të bëjë shqiponjën dy-krenare ose të përshëndes me ndonjë fjalë në gjuhën shqipe.

Stadiumi ku do të luhet finalja e madhe:

https://www.youtube.com/watch?v=V15BYnSr0P8

Të fundit