Flash News

KRYESORE

Përformanca rrëqethëse e këngës së Gjebreas, e sjellë nga Marsela Çibukajt

Përformanca rrëqethëse e këngës së Gjebreas, e

Të dielën në  "Tani mund te këndosh" në "E diela shqiptare" me Ardit Gjebrenë ishte këngëtarja Marsela Çibukaj.

Marsela është një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare me një stil të veçantë që është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.

Në fillim të kësaj rubrike, Marsela e emocionuar ka treguar se në moshën 8-vjeçare ka lënë Shqipërinë, duke u nisur me gomone. E mbytur me emocione, ndjesi frike dhe trishtimi Marsela tregoi se ajo ishte nisur natën për në shtetin fqinj, në Itali. Marsela bashkë me mamin e saj dhe me motrën kanë tentuar 3 herë të shkonin në Itali dhe mes lotësh tregon se hera e tretë ishte e suksesshme por një udhëtim i heshtur pasi mamaja e saj u kishte thënë që do iknin të babi i cili i priste në shtetin italian, dhe nuk duhet të flisnin.

Marsela tregoi se deti u ishte kthyer në makth dhe prej vitesh u është dashur të marrin kofidencë që ta shikonin detin si diçka të bukur dhe jo si makth.

Në një nga performancat e saj në këtë rubrikë ishte dhe kënga e famshme e Ardit Gjebresë "Jon" e cila ka ardhur artistikisht e arrirë dhe plot emocion nga Marsela Çibukaj, e cila teksa këndon në Vlorë pranë detit, ka dhuruar shumë emocione duke rrëqethur publikun dhe gjithë fansat e saj, e sidomos shqiptarët emigrantë të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për një të ardhme më të mirë jashtë Shqipërisë.

Të fundit