Flash News

KRYESORE

Performoi në klipin e “Kupës së Botës”, detaji i veshjes së Erës që “përfshiu” edhe  Kosovën në Botëror

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, ka arritur të korrë shumë sukses në arenën ndërkombëtare, ku së fundmi u bë pjesë e himnit të Kupës së Botës, krah këngëtarit latin Nicky Jam dhe aktorit Will Smith.

Pak ditë më parë u publikua edhe klipi i Botërorit, ku ka rënë në sy edhe një detaj në veshjen e këngëtares nga Kosova.

Në klip ajo shfaqet duke performuar me një kostum ngjyrë blu dhe një bluzë “crop” ngjyrë gold, ngjyra të përafërta me ato të flamurit të Kosovës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Era i ka zgjedhur “kastile” këto ngjyra apo ka qenë thjesht një rastësi.

Të fundit