Flash News

KRYESORE

Performoi në Moskë në finalen e Botërorit, Arilena tregon si e priti publiku rus

Performoi në Moskë në finalen e Botërorit, Arilena tregon si
Më 15 korrik, ditën e mbylljes së Botërotit, këngëtarja Arilena Ara ishte e ftuar në Moskë ku përformoi në zonën kryesore të fansave. Pjesë e repertorit të saj ishin disa këngë të albumit të fundit, por ajo që spikati ishte ‘Nëntori’. Duke folur për emisionin ‘Pop Culture’, këngëtarja me origjinë nga Shkodra tregoi për emocionet që përjetoi në kryeqytetin rus. “Të përformosh para 200 mijë njerëzve, jo vetëm nga Rusia por nga e gjithë bota, të cilët të gjithë njëzëri këndonin ‘Nëntori’ ishte një emocion i jashtëzakonshëm për mua. Nuk ka gjë më të bukur sesa njerëzit nga e gjithë bota të këndojnë shqip me mua”. Këngëtarja paralajmëroi se kënga e saj e radhës, e cila do të publikohet në ditët në vijim do të jetë në bashkëpunim me një këngëtar tjetër, por nuk preferoi të tregonte emrin e tij.

An incredible crowd! ❤Thank you for having me Fifa World Cup 2018 #FifaFanZone

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Të fundit