Flash News

KRYESORE

Përfshihen në aksident dy automjete në Krujë, humb jetën 25-vjeçarja

Përfshihen në aksident dy automjete në Krujë, humb

FOTO ILUSTRUESE 

Një vajzë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Krujë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në afërsi të kryqëzimit Gramëz, kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë, humbi jetën 25-vjeçarja me inicialet V.G, si dhe u plagos drejtuesi i mjetit, B.G.,48 vjeç, banues në Has, ndërkohë që makina tjetër, po ashtu e përfshirë në aksident, u largua nga vendngjarja.

“Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit