Flash News

KRYESORE

Përfshihet në aksident princi Philip, përplaset me një minibus me pasagjerë

Përfshihet në aksident princi Philip, përplaset me një

Është përfshirë në një aksident automobilistik Princi Philip, duka i Edinburghut.

Lajmi është konfirmuar edhe nga pallati mbretëror, duke sqaruar se aksidenti ka ndodhur pranë “Sandringham Estate”.

Sipas mediave angleze makina e tij “Land Rover” humbi kontrollin dhe u përplas me një minibus që transportonte dhjetëra pasagjerë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nuk dihet nëse princi në moshë madhore po e ngiste vetë, apo ishte i shoqëruar, pasi ai është përfolur vazhdimisht për pasionin e tij për makinat.

Burime nga pallati mbretëror kanë sqaruar se princi nuk ka pësuar lëndime, vetëm tronditje psikologjike.

Të fundit