Flash News

KRYESORE

Përfshihet në flakë, avioni rus me 344 pasagjerë bën ulje të detyruar                             

Përfshihet në flakë, avioni rus me 344 pasagjerë

Një avion i kompanisë ruse ka bërë ulje të detyruar, për shkak se u përfshi në flakë njësia e ingranazhit të avionit Boeing 767-300.

Për pasojë, gjatë uljes emergjente 49 persona u plagosën, nga 344 pasagjerë që udhëtonin në bord.

Avioni u detyrua të ulet në një aeroport në qytetin rus Barnaul në Siberinë jugore, kurse shërbimet e aeroportit për problemin dhe shërbimet e urgjencës shuan me shpejtësi flakët.

Avioni i kompanisë ruse “Azur Air” po kthehej nga Vietnami. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.

Të fundit