Flash News

KRYESORE

Përfshihet në flakë Spitali i Durrësit, evakuohen në mesnatë pacientët

Përfshihet në flakë Spitali i Durrësit, evakuohen në

Spitali i Durrësit është përfshirë në flakë gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.

Kabina elektrike e Pavijonit të Kirurgjisë në katin e katërt të spitalit mori flakë. Menjëherë, personeli mjekësor ka nisur te evakuojë pacientët, për shkak se ambientet e spitalit u mbushën me tym.

Siç duket edhe nga foto e durrëslajm pacientët janë zhvendosur në ambientet e jashtme ,me shtretër të spitalit.

Për neutralizimin e flakëve u angazhuan me zjarrfikësit e Durrësit edhe ato të Shijakut. Fatmirësisht, nga ngjarja asnjë person nuk u lëndua, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Të fundit