Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfshihet në skandal seksual me 4 gra, jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut
Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman mori vendimin e papritur, duke dhënë dorëheqjen natën e mbrëmshme.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Schneiderman është përfshirë në një skandal seksual, i denoncuar nga 4 gra për abuzim me ta dhe se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Dy prej tyre janë identifikuar si ish-të dashurat e tij.
Schneiderman ishte nga ata zyrtarë të administratës së Trump, i cili u bë pjesë e lëvizjes “Me too” që simbolizonte nismën kundër ngacmimeve seksuale.
"Orët e fundit disa akuza serioze janë ngritur kundër meje, por unë i kundërshtoj me forcë ato. Ndonëse këto pretendime nuk kanë lidhje me sjelljen time profesionale, këto akuza do të më pengojnë në mënyrë efektive që të udhëheq punën e zyrës në këtë kohë kritike. Prandaj unë jap dorëheqjen time”, u shpreh në një deklaratë për mediat Schneiderman.
Dy gra, Michelle Manning Barish dhe Tanya Selvaratnam u shprehën për “The New Yorker” se Schneiderman i kishte ngacmuar vazhdimisht, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Të dy gratë gjithashtu thanë se ai kishte kërcënuar prej tij dhe se do t’i vriste nëse do t’i jepnin fund raporteve me te./Politiko.al/