Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët anija me 335 pasagjerë në Detin Baltik

Përfshihet nga flakët anija me 335 pasagjerë në Detin Baltik

Një anije pasagjerësh me 335 njerëz në bord në Detin Baltik është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në dhomën e motorit të anijes. Lajmi konfirmohet nga ushtria e Lituanisë.

Zyrtarët deklarojnë se kanë dërguar një helikopter në anije dhe dy të tjerë janë në gatishmëri në rast nevoje.

Anija, në të cilën ka rënë zjarri, ndodhet 135 km larg nga Kaliningradi. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por grupet hetimore po punojnë intensivisht për të zbardhur ngjarjen.

Të fundit