Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë

Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët pranë Urës së Tabakëve, në Tiranë. Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje për të vënë situatën nën kontroll.

Automjeti i djegur është një Mercedez B Class me targa AA 853 RX. Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa makina është djegur tërësisht.

Makina ka qenë në ecje gjatë momentit që ka marrë flakë, shkak besohet se është bërë një defekt elektrik.

Të fundit