Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Raportohet se banesa ndodhet në zonën e ‘Brrylit’, përballë godinës së Ministrisë së Jashtme. Policia ka evakuuar banorët e pallatit për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po mundohet të vënë nën kontroll flakët e zjarrit ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së tij. Mësohet gjithashtu se nuk ka të lënduar por raportohet për dëme materiale.

 

 

Të fundit