Flash News

KRYESORE

Përfshihet nga zjarri linja hekurudhore Laç-Shkodër, digjen traversat prej druri

Përfshihet nga zjarri linja hekurudhore Laç-Shkodër, digjen

Një zjarr masiv ka përfshirë linjën hekurudhore Laç-Shkodër pasditen e sotme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se nga flakët e zjarrit janë djegur traversat prej druri te hekurudhës si dhe bimësia përreth.

Shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Kujtojmë se në linjën e hekurudhës Laç-Shkodër nuk kalojnë trenat që transportojnë njerëz, por vetëm trenat e mallrave.

Të fundit