Përfundimi i çuditshëm i Fahri Balliut : Edi Rama kërkon ‘zgjedhje homoseksuale’ në Shqipëri

Gazetari Fahri Balliu ka arritur në një përfundim të çuditshëm kur po komentonte në emisionin “Top Story” sjelljen e kryeministrit Edi Rama në raport me opozitën.

Duke e konsideruar marrëdhënien e mazhorancës dhe opozitës si të ngjashme me asaj të një burri dhe një gruaje, Balliu tha se Rama “po kërkon përjashtimin e opozitës sepse edhe zgjedhjet i kërkon homoseksuale”.

“Nuk mund të ketë zgjedhje homoseksuale në Shqipëri”, shtoi Balliu, ndërsa moderatori Sokol Balla i tërhoqi vëmendjen për të mos kaluar në fyerje.