Përfundon afati/ Arta Marku bie dakord për vendin e dytë në renditjen për Prokuror të Përgjithshëm

Ka përfunduar afati për ankimimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me renditjen e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Edhe pse para një dite Marku paralajmëroi një ankimim të mundshëm, pasi i kërkoi KLP-së  informacion për vlerësimin dhe procesin e pikëzimit nga secili anëtar i KLP-së, Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku nuk e ka ankimuar vendimin.

Tashmë lista e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pritet t’i dorëzohet Parlamentit nesër.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Vendimi për renditjen e kandidatëve u miratua me shumicë votash në 14 nëntor nga KLP.