Flash News

KRYESORE

Përfundon autopsia, sa plumba u gjetën në trupin e Oliver Ivanoviç

Autopsia për kryetarin e Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut, ka përfunduar para pak çastesh.

Mësohet se në trupin e Ivanoviçit ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë plumba nga një armë e vogël.

Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

Më herët gjatë ditës, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës.

Të fundit