Flash News

KRYESORE

Përfundon ‘dinastia Castro’, ky është presidenti i ri i Kubës

Përfundon ‘dinastia Castro’, ky është presidenti i ri

Numri dy i ekzekutivit kuban, Miguel Diaz-Canel u zgjodh për të pasuar presidentin në ikje, Raul Castro, i cili i dha fund pas gjashtë dekadash në pushtet vëllezërve Castro në ishull, njoftuan sot mediat.

I zgjedhur si i vetmi kandidat, Miguel Diaz-Canel, 57 vjeç, u konfirmuar, ashtu si pritej, nga deputetët për një mandat të rinovueshëm pesëvjeçar, me 603 vota pro, rreth 99,83% të votave, njoftoi portali zyrtar në internet “Cubadebate”.

Diaz-Canel ka mbajtur më parë edhe postin e ministrit të Arsimit.

Të fundit