Flash News

KRYESORE

Përfundon mandati i ambasadorit rus në SHBA

Përfundon mandati i ambasadorit rus në SHBA

Ambasada e Rusisë në Uashington ka njoftuar në Twitter për përfundimin e mandatit të Sergei Kislyak i cili ishte edhe ambasadori i saj në SHBA.

Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë pasardhësi i  Sergei Kislyak, edhe pse pritet shumë që Anatoly Antonov, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, të emërohet, i cili njihet si person me qëndrime të ashpra sa i përket SHBA-së.

Këshilltari i pari i sigurisë kombëtare i Donald Trumpit, Michael Flynn, dha dorëheqje pasi gënjeu rreth kontakteve me Kislyak. Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions e tërhoqi veten nga hetimi ndaj dyshimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 pas lajmeve se ai nuk kishte treguar për takimet me Kislyak.

 

Të fundit