Flash News

KRYESORE

Përfundon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga “Specialja”

Përfundon marrja në pyetje e Ali Ahmetit nga “Specialja”

Ka përfunduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Gjykatën Speciale në Prishtinë.

Pasi u mor në pyetje për 8 orë gjatë ditës së djeshme, politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut është intervistuar edhe 6 orë të tjera gjatë ditës së sotme.

Ali Ahmeti po merret në pyetje nga Gjyakata Speciale në cilësinë e dëshmitarit në objektin e EULEX-it.

Ftesa nga Specialja i mbërriti kreut të BDI-së në muajin korrik të këtij viti dhe Ahmeti shprehu gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Të fundit