Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja 30 minutshe e Këshillit Politik, Hajdari: Patëm debate; ne kërkojmë hapje të listave 100%

Përfundon mbledhja 30 minutshe e Këshillit Politik, Hajdari:

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për sot, e thirrur pas firmosje së marrëveshjes nga opozita parlamentare me mazhorancën. Në një prononcim për mediat pas takimit të sotëm, deputetja Rudina Hajdari është shprehur se palët kanë pasur debat përsa i përket hapjes së listave.

Sipas saj opozita është futur në bisedime për hapjen 100% të listave dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Po ashtu, ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të ulet në tryezën e diskutimeve.

“Pesë anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi në firmosjen e marrëveshjes për të votuar 5 qershorin. Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte këtu. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. 

Patëm debat sepse ne si opozitë parlamentare duam të hapim listat 100%.

Ne do të luftojmë që hapja e listave të jetë 100% dhe jo 1/3 të jetë e mbyllur. Duhet t’ju lihet në dorë subjekteve, jo krerëve të partive.

Kandidatët duhet të dalin nëpër zona me ide dhe emra dhe jo të zgjidhen nga kryetarët e tyre, por nga populli”, ka thënë Hajdari.

Të fundit