Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar, Basha zbardh tri shtyllat kyçe ku do të fokusohet PD

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar i PD, i nisur që në orë orën 10.00, pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar në orën 17.00.

Në mbledhje, mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur tri shtyllat kryesore ku do të përqendrohet PD gjatë sesionit të ri.

Sipas ‘News 24’, tri shtyllat konkrete që do të trajtojë opozita janë sistemi i drejtësisë, krimi dhe ekonomia.

“Sesioni i ri parlamentar duhet të nisë me transparencë. Çlirimi i qeverisjes nga krimi është një nga prioritetet.  Po ashtu, Reforma në Drejtësi është e diskretuar. Të paktën 11 gjyqtarë janë mbajtur jashtë rregullave, ndërsa vettingu është i korruptuar prej fillimit, pra synohet kapja e KLGJ dhe KLP nga ana e qeverisë. Një tjetër pikë kyçe është ekonomia, e cila po shkon keq prej korrupsionit. Duhen masa për koncesionet korruptive”, mësohet të ketë deklaruar Basha gjatë mbledhjes së grupit.