Flash News

KRYESORE

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Basha paralajmëron seanca jo normale

Përfundon mbledhja e grupit të PD-së, Basha paralajmëron

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se seancat plenare nuk do të jenë normale.

Gjithashtu Basha u shpreh se opozita është në mbrojtje të qytetarëve dhe të varfërisë.

“Asgjë nuk do të jetë normale në seancë, qëndrimi ynë do të jetë kundër varfërisë dhe në mbrojtje qytetarëve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk kanë kufij”, ka deklaruar ndër të tjera Basha.

Të fundit